Një atentat me armë u shënuar pak çaste më parë në dalje të qytetit të Lezhës.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa paraprakisht mësohet se shënjestër kanë qenë 2 persona që po udhëtonin në makinën Mercedes Benz tip ML me mbiemër Preçi nga Miloti. Njëri prej tyre mësohet se është Blerim Preçi.
Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht kanë shpëtuar plumbave. Makina e tyre doli nga rruga në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave, teksa autorët u larguan me shpejtësi.