Author: Altin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona babë e bir. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes në familjen Bigovic, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain, të cilin e ka plagosur. Babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital, pasi ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë. Sipas burimeve, në incident është përfshirë edhe djali tjetër i familjes, i cili dyshohet se duke ndihmuar babain,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pukë, ku një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan, ku i mituri ka qëlluar veten me armë dhe është plagosur në këmbë. Ai është nisur drejt spitalin, ndërsa policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Read More

Salvador Ramos ishte ai që qëlloi me breshëri plumbash drejt fëmijëve të pafajshëm, me një armë që e kishte blerë vetëm disa ditë më parë. Familja e Salvador Ramos deklaroi se nuk e kishte idenë se 18-vjeçari kishte blerë dy armë AR-15, pas ditëlindjes së tij. Vetëm 4 ditë pasi ai mbushi moshën, ai iu drejtua dyqanit të armëve, dhe duke qenë se me ligj çdo kush mund të zotërojë një armë, askush nuk e ndaloi. Gjyshi i tij, Ronaldo Reges, tha se nuk dinte për blerjen, as ai dhe as gruaja e tij Celia, e cila u qëllua dhe…

Read More

I ftuar ditën e sotme në studion e ‘Zona Zero’ të gazetarit Thimi Samarxhiu ka qenë ambasadori holandez Reinout Vos, i cili ndër të tjera ka kometuar gjithashtu edhe për “fanatikët” e Feyenoord. “Policia holandeze është e përgatitur sikurse edhe policia shqiptare dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë mes të dyja palëve. Gjithsesi Tirana është një qytet shumë mikpritës, ka shumë mundësi të reja dhe me shumë mundësi Tirana është qyteti me numrin më të lartë të bareve dhe kafeve në Europë. Do të jetë shumë argëtuese e gjithë ndeshja por padyshim që ka disa tradita mes tifozëve holandez…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Greqi. Bëhet me dije nga mediat e huaja se një baba ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në Agios Andrianos, Nafplio, teksa 63 –vjeçari ka qëlluar me armë djalin e tij. Sipas mediave vendase, në kryqëzimin e Agios Andrianos, babë e bir u grindën dhe situata doli jashtë kontrollit, ku babai qëlloi djalin e tij 40- vjeçar dhe e plagosi në këmbë. Në vendngjarje kanë shkuar persona të Sigurimit të Nafplios, të cilët kanë arrestuar 63-vjeçarin ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Read More

Në puntatën e djeshme të emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ishte e ftuar Semi Jaupaj, e cila tregoi mjaft detaje që publiku ishte kurioz që t’i dinte. Këngëtarja e njohur tregoi se ishte ajo që i shkroi e para aktorit të humorit, Donald Veshaj, pasi kishte dëgjuar se nuk ishte mirë. Ndërsa kur u pyet nëse kënga “Mos u kthe” ishte dedikim për Donaldin, ajo e pranoi se Ylli ishte frymëzuar nga historia e shoqes së saj të ngushtë dhe bëmat e Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP”. “Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me një nga personat më të rëndësishëm të bandës së Durrësit. Sipas SPAK, dyshohet se Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesëve se Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë. “Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët, doja konflikt me Ervis Martinajn,” – mësohet se është shprehur Dumani në rrëfimin e tij. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar se ditën e mërkurë, datë 25 maj do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”- njoftoi Kushi.

Read More

Hetimet e SPAK, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, në kuadër të të cilët janë lëshuar 32 urdhërarreste, kanë hedhur dritë edhe mbi vrasjen e vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Bujar Çela. Referuar burimeve të sigurta nga SPAK, gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel, se vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga shtetasi Besjan Xhixha dhe  një tjetër i shpallur në kërkim. Si ndodhi atentati në 17 shtator 2020. Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë. Një shtetas me iniciale S. P., banues në Tiranë ka aksidentuar te vijat e bardha një 20-vjeçare me E. M. Shoferi ka aksidentuar vajzën e re dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale S. P., banues në Tiranë, u arrestua pak pas ngjarjes, teksa akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ndërkohë 20-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. / gazeta-shqip.com

Read More