Author: Altin

Autobusi i linjës së trasportit publik në kryeqytet, Kombinat-Kinostudio ka pësuar ditën e sotme një aksident. Mësohet se autobusi është përplasur me një kosh mbeturinash, pasi shoferi ka humbur kontrollin, ndërsa brenda tij kishte dhe pasagjerë. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Siç shihet dhe nga fotoja, autobusi ka devijuar sipër trafik ndarëses, ndërsa janë thyer dhe xhamat e derës. Ky është aksidenti i radhës në kryeqytet ku është përfshirë transporti publik, pas atij ku urbani i linjës së ‘Unazës’ përfundoi në lumin Lana, apo edhe autobusit të linjës së qytetit studenti, që u përplas…

Read More

Nja aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll. Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Viktima është një 40-vjeçar, polic në burgun e Shënkollit. Mediet raportojnë se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti. Ky është aksidenti i dytë me vdekje në rrugët e Shqipërisë brenda 2 orësh. Rreth orës 15:30 një 31-vjeçar duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga në fshatin Fierseman të Divjakës dhe ka ndërruar jetë. /abcnews.al/

Read More

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se Guardia di Finanza është duke patrulluar veriun e Shqipërisë. Një veprim i tillë nga ana e autoriteteve italiane po bëhet në kuadër të identifikimit dhe parandalimit të kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas pamjeve të shpërndara në rrjet, shihet se pjesë e këtij inspektimi është dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Gjatë monitorimit u verifikuan, në zona të thella si Dukagjin, Theth, Valbonë, Muriqan, Malësi e Krujës etj, koordinata në të cilat kishte dyshime se kultivoheshin bimë narkotike. Gjithashtu, u ndoq dhe u verifikua një mjet lundrues, i cili…

Read More

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 14 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Është rritur çmimi i naftës nga 220 lekë/ litër ka shkuar në 237, është rrritur edhe benzina, e cila nga sot do të shitet me 234 lekë/litër, ndërsa gazi me 90 lekë/litri. Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me…

Read More

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka qenë mjaft e komentuar kohët e fundit, pasi u dyshua se ishte arrestuar sërish. Por përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo i hodhi poshtë këto thashetheme. Madje ajo iu kundërvu portaleve që spekuluan për të dhe përmes postimit u duk sikur vendosi ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje. Mirëpo, përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo. Ditën e djeshme, Fjolla ka zbuluar se ndodhej në spital. Në videot e publikuara në “Instastory”, ajo shfaqej me serum të…

Read More

Një atentat me armë u shënuar pak çaste më parë në dalje të qytetit të Lezhës. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa paraprakisht mësohet se shënjestër kanë qenë 2 persona që po udhëtonin në makinën Mercedes Benz tip ML me mbiemër Preçi nga Miloti. Njëri prej tyre mësohet se është Blerim Preçi. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht kanë shpëtuar plumbave. Makina e tyre doli nga rruga në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave, teksa autorët u larguan me shpejtësi.

Read More

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në dalje të qytetit të Lezhës. Ende nuk raportohet për të lënduar, ndërsa mësohet se një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër, tip foristradë, Benc ML. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës.

Read More

Unikkatil është një nga artistët shqiptarë më të dashur për publikun, teksa fansat e tij janë të shumtë. Së fundmi ai ka publikuar disa video ku shfaqet duke takuar fansat e tij, ndërsa një prej tyre ka tërhequr vëmendje. Në video ne bërë  virale në rrjete sociale shihet se si një fansi i bie të fikët pasi takon reperin. Reperi fotografohet fillimisht me fansin, pastaj e përqafon atë duke i thënë “ta ha zemrën”. Në këtë moment fansi, më pas bie pa ndjenja dhe ndërhyn sigurimi për ta mbajtur atë. rash si meti pic.twitter.com/2fhlZGooVZ — 𝕓𝕚𝕩𝕒 (@bbiixxaa) May 13, 2022

Read More

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier, ku një makinë ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim,ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Sokol Prendushi, drejtues i mjetit, Kristjan Voci dhe Jetnor Hila. Mësohet se dejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga. Njoftimi i policisë: Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues…

Read More

Prej disa ditës, në media greke po qarkullon denoncimi i një turiste amerikane në ishullin luksoz, Mykonos, e cila pagoi për faturën 600 euro nga një restorant për dy koktej dhe një racion këmbësh gaforreje. Ndërkohë, sot kanë dal detaje të reja, ku turistja bën me dije se kur është ankuar, e kanë kërcënuar me frazën “e dimë se ku jeton”. Turistja amerikane ankohet se e kanë detyruar të paguajë shumën pasi i kanë sjellë fillimisht një listë në të cilën nuk figuronin çmimet e produkteve. Sipas pretendimeve të turistes, kur ajo u ankua për faturën dhe nuk pranoi të…

Read More