Disa të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në dalje të qytetit të Lezhës.
Ende nuk raportohet për të lënduar, ndërsa mësohet se një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër, tip foristradë, Benc ML. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës.